Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

PLAS SHERRI/ Godelli: Bronzi i Erkandit nuk vlen sa medalja ime e artë; Qerimaj: O injorantë, vlen dygarëshi!

10/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
PLAS SHERRI/ Godelli: Bronzi i Erkandit nuk vlen sa medalja ime e artë; Qerimaj: O injorantë, vlen dygarëshi!

Rivaliteti mes dy peshëngritësve shqiptarë që garojnë në peshën 77 kg, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, është më i gjallë se kurrë. Pas përfundimit të Kampionatit Europian në Split të Kroacisë, ata nuk i kanë kursyer thumbimet ndaj njëri-tjetrit duke u munduar të tregojnë se cili rezultat i arritur është më i rëndësishëm.





Godelli fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, ndërkohë që Qerimaj fitoi medalje argjendi në stilin e shtytjes. Në dygarësh shkodrani arriti renditet i treti duke fituar medaljen e bronztë dhe la pas peqinasin i cili zuri vendin e 4-t.

Në një prononcim për “Top Channel”, Godelli e cilësoi medaljen e tij të artë në shkëputje si më të rëndësishme se dy medaljet e Qerimajt në shtytje dhe dygarësh. Ai gjithashtu foli për pezullimin 2-vjeçar pasi u kap me doping, duke përsëritur se ka qënë i pafajshëm.


“2-vjeçari që nuk kam bërë një garë ndërkombëtare, ndoshta ndikoi pak për keq. Gjithsesi për mua është sukses, të paktën nuk rashë poshtë arit në një stil. Do kisha shumë më shumë mundësi në stilin e shtytjes, por nuk desh fati dhe kaq.

Unë vërtetë jam kapur me doping, por pasi mora këtë medalje, më vjen të pyes ku ishte faji i 2014-s që u kapa me doping. Kjo do të më sqaronte të gjitha idetë për Botërorin e ardhshëm, që është në Amerikë. Të paktën të dija se çfarë ka ndodhur atë vit, e të vazhdoj përpara. Kjo më mban peng.

Për Erkandin suksesi në dygarësh quhet sukses, se të mundësh një sportist si Daniel Godelli është gjë e madhe. Normalisht duhet ta thotë me zë të lartë ‘e munda!’, por që bronzi dhe argjendi nuk besoj se vlen sa kjo (tregon medaljen e artë). Unë nuk kisha kundërshtar Erkandin në Europian. Këtë ai duhet ta ngulisë në mëndje dhe besoj e di shumë mirë. Unë kisha rival peshëngritësin rumun, që ishte me 200 kg në stilin e shtytjes.

Shteti mirë bën që pret përgjigjet e analizave të dopingut për ndarjen e shpërblimeve. Siç nuk e dija në 2014-n se çfarë ndodhi, nuk e di as sot çfarë mund të ndodhë. Unë di vetëm që kam qenë i pastër në 2014-n dhe jam i pastër sot”, tha Godelli, shkruan “Panorama”.

Reagimi i Erkand Qerimajt

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka reaguar sërish në mbrojtje të suksesit të tij në Kampionatin Europian. Si përgjigje për Godellin, por edhe për opinionin sportiv që e konsideron medaljen e artë të peqinasit si më të rëndësishme se bronzi i tij në dygarësh, shkodrani ka bërë një status në faqen e tij në Facebook duke thënë se në peshëngritje ajo që vlen më shumë është rezultati i përgjithshëm.

qerimaj

“Për spiunët, për injorantët, e për njerëzit mediokër pa palcë kurrizore që flasin idiotllëqe, dygarëshi është klasifikimi përfundimtar në peshëngritje. E keni më poshtë e kujt nuk i pëlqen s’më intereson. Unë jam ai i vetmi që ngriti flamurin në dygarësh”, shkruan Qerimaj.

renditja peshengritje

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Varëset e dizenjuara nga Kanye West me çmime marramendëse, ja sa shkon vlera e tyre (FOTO)

Varëset e dizenjuara nga Kanye West me çmime marramendëse, ja sa shkon vlera e tyre (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera