Edhe pse në javët e para kanë qenë miq, kohët e fundit miqësia mes Danjelit dhe Lupçes është prishur. Lupçe e quan ofendim kur Danjel dhe Fotini puthen teksa të tjerët flasin. Edhe mbrëmjen e sotme ato janë përballur me njëri tjetrin ku teksa Lupçe po fliste, Danjeli ia ndërpret fjalën dhe Lupçe me nerva i thotë: “Jepi puthe Fotininë të shikojnë të gjithë.” “Po e tregon veten”, -i thotë Fotinia. “Më vjen keq që bën gjeste të tilla. Janë alibitë e Lupçes.” Ndërsa Fotinia i thotë se është i vogël. Lupçe më pas me ironi thotë se është servili shtëpisë, siç thotë Danjeli./revistawho.com