Dita e parë e muajit nëntor duket se ka ardhur në formën më të mirë, plot rreze dielli dhe temperatura të ngrohta. Teksa moti i ka befasuar të gjithë, personazhet e njohur kanë zgjedhur ta kalojnë këtë ditë në mes të natyrës, kudo ku ka gjelbërim, madje edhe në oborrin e shtëpisë.
Xhensila Myrtezaj ka ndarë një video në llogarinë e saj ku shfaqet përqafuar me Besin duke shijuar rrezet e diellit.

Jona Spahiu ka ndarë një video të të voglit të saj Raiden, i cili duket se këtë të dielë po e kalon duke u argëtuar në natyrë.

Ori Nebijaj ka ndarë disa momente nga Leqet e Hotit, duke zbuluar fushën e madhe që përshkrohet nga rrezet e diellit.

Armina Mevlani ka publikuar në ‘Instastory’ pamjen e një lëndinë plot kafshë, ku ngjyra jeshile dhe blu janë ato që të marrin vëmendjen menjëherë.

Albana Osmani ka ndarë një video nga oborri i shtëpisë së saj mes pemëve plot fruta dhe diellit që ka përshkruar gjithë vendin.

Nuk e dimë ku ju ka gjetur ju kjo fundjavë, por personazhet e famshëm duket se po e shijojnë shumë./revistawho.com








