Shqipëria gjatë kësaj fundjave parashikohet të jetë nën ndikimi e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me diell, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 5 deri në 12 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, në disa pjesë të vendit edhe me reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 12 °C.
Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore pritet të mbajë edhe ditën e diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 11 °C./revistawho.com









