“Ferma Vip 2”, nisi rrugëtimin e saj më 31 mars. Mes personazheve të njohur dhe kryeplakut Albano Bogdo, duket se sfidat nuk kanë të sosur. Por teksa moderimi këtë vit iu besua moderatores së njohur Luana Vjollca, të gjithë pyesin për “Ferma VIP”. Tashmë është zyrtar dhe emri i asaj që do të drejtojë Ferma Club çdo të shtunë. Bëhet fjalë për Ditea Berishën. Ajo u bë pjesë e Ferma VIP 1, teksa këtë herë ka ndërmarrë një aventurë të re, atë të moderimit. Na mbetet vetëm t’i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.