Dua Lipa i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit. Këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami, plot 1,500 fotografi. Dua ndryshoi edhe foton e saj të profilit duke hequr kopertinën e albumit Future Nostalgia dhe duke vendosur një imazh blu kaleidoskopik. Dua nuk i ka dhënë ende shpjegim veprimit të saj, por fansat dyshojnë se ajo po përgatit publikimin e albumit të ri. Albumi i tretë i Duas pritet të bëhet publik në vitin 2024.