Dua Lipa e ka konfirmuar romancën e saj me ish-in e Rita Orës, Romain Gavras, 41 vjeç, teksa janë larguar bashkë nga sfilata e Javës së Modës në Paris të Saint Laurent.
Dua Lipa u pa teksa po shkonte në shtëpi nga spektakli i Javës së Modës në Paris Saint Laurent me të dashurin e saj të ri Romain Gavras.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Dua ishte në lidhje me regjisorin Romain, i cili më parë ishte në një lidhje me Rita Orën.
Burimet kanë thënë se dyshja njiheshin prej muajsh pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në vitin 2021.








