Para disa ditësh në një intervistë me fëmijët në programin “Në kurthin e Piter Pan”, rrëfeu se ka një tatuazh që po e fshin dhe shtoi se bëhet fjalë për një shkronjë “L”. Menjëherë pas kësaj nisën aludimet se bëhet fjalë për Ledrin, edhe pse ajo shtoi se ishte vetëm 17 vjeçe kur e bëri tatuazhin. Më pas ajo sqaroi se emri i të dy prindërve të saj nis me shkronjën “L”, përkatësisht Lindita dhe Lulëzim.









