Një rrjet i ri social Nospace, do të lançohet në qershor të këtij viti. Prioriteti i tyre është ndërveprimi mes përdoruesve, sesa publikimi i përmbajtjes virale. Nospace është krijuar nga Tiffany Zhong, e cila vetë është anëtare e “Gjeneratës Z”, dhe siç tha kompania, tashmë janë 500 mijë persona në listën e pritjes.
Aplikacioni do të inkurajojë përdoruesit të ndajnë mendimet e tyre për gjëra të përditshme. Aplikacioni bazohet kryesisht në postimet me tekst, dhe ekziston gjithashtu mundësia që përdoruesit të kalojnë në opsionin për të parë vetëm postimet e miqve të tyre. Çdo profil mund të modifikohet – ngjyra e llogarisë, sfondi dhe fonti.
“Përdoruesit mund të jenë aq të çuditshëm ose autentikë sa të duan”, ka thënë Zhong, transmeton“Business Insider”.
Qëllimi i rrjetit të ri social është t’u tregojë përdoruesve të rinj se si ishte koha kur MySpace dhe Facebook ishin mjetet më të njohura (dhe pak a shumë të vetmet) për të krijuar lidhje dhe njohje përmes internetit.








