Dua Lipa është zyrtarisht e fejuar! Ylli i muzikës pop, tashmë 29 vjeç, ka konfirmuar se aktori britanik Callum Turner është njeriu me të cilin dëshiron të ndërtojë të ardhmen.
Në një intervistë për British Vogue, këngëtarja ndau lajmin e bukur me fansat, duke e quajtur këtë hap “shumë emocionues”.
“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese,” u shpreh ajo për gazetarin.
Sipas saj, Turneri është kujdesur edhe për detajet më të vogla, duke përfshirë të afërmit e saj në përgatitjen e momentit të veçantë.
“Jam e fiksuar pas kësaj. Jam shumë vetvetja,” shtoi Lipa.
“Është mirë të dish se personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh shumë mirë.”
Për momentin, çifti nuk është përfshirë në organizime apo plane konkrete për dasmën. Ata janë të fokusuar në angazhimet profesionale dhe po jetojnë në të tashmen.
“Dua ta përfundoj turneun tim, Callum është në xhirime, kështu që po e shijojmë këtë periudhë,” tha ajo.
“Nuk kam qenë kurrë dikush që ka menduar vërtet për një martesë, ose që ka ëndërruar se çfarë lloj nuseje do të isha. Papritmas mendoj: ‘Oh, çfarë do të vishja?’”
Dua dhe Callum nisën të përfliteshin për një lidhje që në janar 2024, kur u panë së bashku në një festë pas premierës së “Masters of Air” në Londër. Tashmë, romanca e tyre ka marrë një kthesë të re dhe zyrtare.