Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Po kjo çfarë ishte?!”/Mamaja e Gigi-t kritikohet ashpër për foton e mbesës

27/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Po kjo çfarë ishte?!”/Mamaja e Gigi-t kritikohet ashpër për foton e mbesës

Yolanda Hadid, ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, është përballur me kritika në rrjet pas publikimit të një fotoje të mbesës së saj, Khai, vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik.





Një nga komentuesit në Instagram e cilësoi postimin si “të papërshtatshëm”, duke shkruar:
“Privatësia e një fëmije duhet të respektohet gjithmonë. Të postosh një foto të tillë nuk është në rregull. Të lutem, mendo si mund ta ndikojë kjo në të ardhmen.”

Por Yolanda, 61 vjeçe, nuk e la pa përgjigje dhe reagimi i saj ishte i ashpër:
“Të lutem shko ngacmo dikë tjetër. Nuk je i mirëpritur këtu!!!”


Fotoja që shkaktoi debatin ishte pjesë e një postimi të ditëlindjes për djalin e saj Anwar Hadid, ku ai shfaqej duke luajtur në plazh me mbesën e tij. Në imazh, Khai shfaqej me kostum banje të kuq, me fytyrën të kthyer nga kamera. Në disa foto të tjera nga i njëjti postim, Khai dhe xhaxhai i saj shiheshin duke ndjekur një rodeo.

Ndërkohë që shumë fansa të Yolandës e mbrojtën postimin, duke komentuar:
“Ka bekimin e vajzës së saj dhe as nuk po e tregon fytyrën e mbesës,” të tjerë shprehën shqetësim për pasojat që mund të ketë një postim i tillë, duke theksuar që ajo ka një numër të madh ndjekësish dhe rrjetet sociale janë plot me njerëz të dyshimtë.

Khai lindi në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë, Gigi dhe Zayn janë përpjekur ta mbajnë jetën e saj private larg syve të publikut. Në një letër të hapur më 2021, modelja shpjegoi se dëshira e tyre është që Khai të ketë një fëmijëri sa më normale:
“Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë vetë si të ndajë veten me botën, kur të rritet.”

Gigi Hadid, e cila aktualisht është në një lidhje me aktorin Bradley Cooper, ndan herë pas here momente të ëmbla me Khain – nga ditëlindje e deri te pushime verore – por gjithmonë duke e mbajtur identitetin e saj të mbrojtur.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Next Post
Ndahet nga jeta Clark Olofsson, krimineli që i dha botës “Sindromën e Stokholmit”

Ndahet nga jeta Clark Olofsson, krimineli që i dha botës “Sindromën e Stokholmit”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera