Tatuazhi i fundit i Bella Hadid ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve edhe për shkak të vendit ku modelja ka vendosur t’i bëjë. 24-vjeçarja ka vendosur të shkruajë në fillim të njërit krah “Të dua” dhe në fillimin e krahut tjetër “Dashuria ime”.
Hadid ka zgjedhur që këtë tatuazh ta bëjë në gjuhën arabe.
Përveç këtij tatuazhi, Bella ka dhe tre tatuazhe të tjerë, përfshirë këtu krahët e një ëngjëlli dhe një trëndafil.
Nëse po mendoni të bëni një tatuazh të ri, mjafton t’i hidhni një sy tatuazheve minimaliste që Bella Hadid ka bërë./revistawho.com









