Kate Middleton ka publikuar së fundmi një foto, të parën pas videos së muajit mars, zbuloi se ka kancer.
“Jam e mahnitur nga të gjitha mesazhet e përzemërta dhe inkurajuese që kam marrë këto dy muajt e fundit. Kjo më ka ndihmuar mua dhe William-in që t’i shohim ndryshe gjërat, sidomos në disa momente të vështira. Trajtimi po shkon mirë, por siç e di mirë çdo njeri që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija. Në ato ditë të këqija, ndihesh i dobët, i lodhur dhe duhet t’i dorëzohesh trupit për të pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihesh më i fortë, dëshiron ta shfrytëzosh çdo moment që të ndihesh mirë. Në ditët që ndihem mirë, është kënaqësi për mua që të bëj gjërat që më japin energji dhe pozitivet, si edhe të bëj pak punë nga shtëpia. Mezi pres të marr pjesë në këtë event gjatë fundjavës. Unë po mësohem që të jem e duruar. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke marrë kohën e nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua”, ka shkruar ajo krahas fotos.