Këngëtarja e njohur Céline Dion ka rrëfyer se është e vështirë të jetosh me një çrregullim të rrallë neurologjik.
Artistja 56-vjeçare në intervistën e saj të fundit për “Vogue France” foli për diagnozën e saj dhe u pyet se kur do të dalë sërish në skenë.
“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj… Sepse prej katër vitesh i them vetes që nuk kthehem, jam gati, nuk jam gati. Si qëndrojnë gjërat, nuk mund të qëndroj këtu dhe t’ju them: “Po, pas katër muajsh”. Nuk e di… Do të më thotë trupi im, nga ana tjetër, nuk dua vetëm të pres. Është moralisht e vështirë të jetosh nga dita në ditë. Është e vështirë, po punoj shumë dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë. Nesër është një ditë tjetër. Por ka një gjë që kuk do të ndalet kurrë, dhe ky është vullneti. Unë duhet të mësoj të jetoj me të tani dhe të ndaloj së pyeturi veten. Në fillim do të pyesja veten: pse unë? Si ndodhi kjo? Çfarë kam bërë? A është ky faji im”, tha ajo.
Në vitin 2022, Dion zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme.
“Sindroma e personit të ngurtë (SPS) është një sëmundje neurologjike me tipare autoimune. Simptomat përfshijnë spazma muskulore, hiper-ngurtësi, dhimbje dobësuese dhe ankth kronik”.








