Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Bieber i dha fund beqarisë pasi i propozoi për martesë të dashurës së tij, Hailey Baldwin. Sipas burimeve të afërta të çiftit mësohet se dyshja është duke u përgatitur për një ceremoni të thjeshtë martese.
‘Tani për tani, ata duan një ceremoni të vogël me familjet e tyre. Nuk po planifikojnë një martesë të madhe me të famshëm. Po martohen pasi duhen dhe nuk duan një martesë të bujshme’-ka thënë burimi.
Ndërkohë përgatitjet dhe të gjitha këto ndryshime duket se e kanë ngarkuar shumë Justin, i cili është fototgrafuar i përlotur, ndërkohë që fliste në telefon jashtë shtëpisë së Hailey./revistawho.com