Edhe pse martesa me Princ Lekën ka përfunduar mes shumë zhurme e polemikash, në profilin e saj në rrjete sociale aktorja Elia Zaharia vijon të mbajë mbiemrin e tij. Kjo ka ngritur shpesh pikëpyetje te ndjekësit, të cilëve aktorja iu është përgjigjur së fundmi me një sqarim të drejtpërdrejtë.
Në një video në Instagram, Elia u shpreh:
“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim.”
Ajo theksoi se edhe pse kjo situatë mund të duket e çuditshme për disa, nuk është zgjedhje personale:
“Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.”
Për ata që ende nuk e kuptojnë, aktorja dha një përgjigje thumbuese:
“Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës.”
Në fund, Elia shtoi se nuk ka ndërmend të hapë llogari të re vetëm për këtë arsye, pasi prioriteti i saj është puna dhe projektet artistike:
“Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur.”








