Edhe pse temperaturat janë të larta dhe vera tashmë ka nisur, sërish disa veshje që janë specifike për dimër, vajzat e showbizit vazhdojnë t’i përdorin. Më e përhapura është kjo triko, të cilën gjatë gjithë dimrit ia kemi parë kujtdo, por tashmë nuk është dhe aq e freskët për tu veshur.
Për të vazhduar me pantallonat e gjata të lëkurës. LËKURA NUK ËSHTË PËR VERË.
Apo këto këpucët e larta të mbyllura që vazhdojnë të vishen në këto temperatura, ku dhe shapkat mezi i durojmë.
Gjithashtu edhe kapelet e leshit me thurje, që ju bëjnë të keni më shumë vapë sesa ju mbrojnë nga dielli.