Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Po që na presin gjëra të bukura këtë javë? Horoskopi, yll me xixa

13/06/2021
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Po që na presin gjëra të bukura këtë javë? Horoskopi, yll me xixa

Më në fund lajme të mira nga yjet për këtë javë që vjen. Bashkimi i Saturnit dhe Uranit të hënën do na ndihmojë të stabilizohemi dhe të ndryshojmë çfarë është për të ndryshuar. Jupiteri retrogradë të dielën do na bëjë të rishikojmë mësimet e jetës. Dielli do futet në Gaforre në të njëjtën ditë duke na bërë të jemi më të fokusuar tek shtëpia, familja dhe siguria emocionale.





Dashi – Saturni dhe Urani nga e hëna ju ndihmon të kaloni disa vështirësi në marrëdhënie me të tjerët. Jupiteri retrogradë do t’ju bëjë të çlironi veset, sjelljet apo njerëzit. Nga e diela do nisni të lidheni më shumë me njërëzit tuaj të afërt.

Demi – Ndryshim karriere për ju falë Saturnit dhe Uranit që do t’ju frymëzojnë të arrini ëndrrën profesionale. Jupiteri retrogradë do t’ju bëjë të ribashkoheni me miqtë e vjetër. Ky sezon do t’ju bëjë më të rrjedhshëm në komunikim.


Binjakët – Saturni dhe Urani do t’ju japin besimin për të lënë pas gjëra të shkuara e për të manifestuar të reja. Jupiteri retrogradë do t’ju japë shansin të ecni më ngadalë por me mençuri në punë. Nga e diela do vlerësoni sigurinë dhe vlerat tuaja.

Gaforrja – Saturni dhe Urani do t’ju ndihmojnë të shihni se cilët miq ju mbështesin dhe ndajnë të njëjtat vlera me ju. Jupiteri retrogradë do t’ju japë eksperienca të reja. Është koha që ëndrrat t’ju bëhen realitet.

Luani – Saturni dhe Urani do t’ju tregojnë këtë javë se çfarë duhet të bëni që të lidhjet tuaja të funksionojnë. Jupiteri retrogradë do t’ju sjellë moment më intime. Tani është koha për t’u shëruar nga e kaluara.

Virgjëresha – Saturni dhe Urani do t’ju frymëzojnë t’i shihni gjërat me detaje. Jupiteri retrogradë do t’ju sjellë çështje të së kaluarës për t’u shëruar në të tashmen. Të dielën do harroni punën e do bashkoheni me miqtë.

Peshorja – Saturni dhe Urani do t’ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim dhe eksperienca të reja. Jupiteri retrogradë do t’ju frymëzojë të ndryshoni rutinën për një jetë më të mirë. Ambiciet dhe ëndrrat tuaja profesionale do marrin jetë.

Akrepi – Saturni dhe Urani do t’ju bëjnë të hapeni me njerëz të cilëve u besoni. Jupiteri retrogradë do t’ju ndihmojë me vetëbesimin. Është koha të udhëtoni, të eksploroni dhe të mësoni gjëra të reja.

Shigjetari – Saturni dhe Urani do t’ju ndihmojnë këtë javë të fokusoheni tek detajet për sukses. Me Jupiterin retrogradë do rishikoni me një sy tjetër miqësitë. Është sezoni i pasionit, intimitetit dhe transformimit për ju.

Bricjapi – Saturni dhe Urani do t’ju ndihmojnë të shprehni veten me guxim. Me Jupiterin retrogradë do jeni kuriozë dhe do komunikoni. Është koha më romantike e vitit për ju.

Ujori – Saturni dhe Urani do t’ju ndihmojnë të komunikoni çfarë dëshironi. Me Jupiterin retrogradë do i jepni fund harxhimeve me paratë. Nga e diela do keni më shumë ambicie për të punuar me veten.

Peshqit – Saturni dhe Urani ju këshillojnë që këtë javë të jeni më të hapur me të tjerët dhe të mos i mbani të gjitha për vete. Me Jupiterin retrogradë do shikoni mësimet që ju ka dhënë jeta. Ky është momenti të jeni më guximtarë, të merrni risqe dhe të shpreheni emocionalisht.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Next Post
Selin dhe Demir rikthehen tek njëri-tjetri, nesër në “Kudo bashkë”

Selin dhe Demir rikthehen tek njëri-tjetri, nesër në "Kudo bashkë"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera