Renis Gjoka është bërë baba së fundmi dhe duket se momentet me të bijën janë ato që po i marrin vëmendjen maksimale.
Ai ka postuar në rrjetin social Facebook, një foto të vajzës së tij vetëm disa muajshe, ku shkruan fjalët e ëmbla: “Po sa të dua moj zemër”.
Renisi dhe partnerja e tij Jona janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura gati dy muaj më parë. Dhe rrokeri i njohur po e shijon në maksimum kohën me Aurën e vogël./revistawho.com