Beatrix Ramosaj është kthyer pas në kohë me disa kujtime nga fmëijëria së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj me postimet e fundit në ‘Instagram’.
Përveç momenteve pranë tij, Beatrix ka kujtuar dhe të atin e ndjerë, mungesën e të cilit e ka ndjerë edhe më shumë sot.
“Po shikoja kalendarin këtë mëngjes dhe po më bënte të ndihesha shumë e trishtuar… nuk mund ta gjeja arsyen pse ndihesha ashtu. Thjesht e dija që kishte diçka që më mungonte. Po përpiqesha shumë fort ta kujtoja. Në 9 tetor bëhen 10 vite nga dita kur babai im u nda nga jeta. Tani kjo është gjithçka që mendoj. Më mungon shumë”, ka shkruar Ramosaj në postimet e saj në ‘Instastory’.
Beatrix ka ndarë herë pas here kujtime të ndryshme dhe nga vendi ku është rritur, Llapashtica e poshtëme, duke treguar me krenari për origjinën e saj dhe gjithë kujtimet që lidhen me atë vend dhe familjen e saj./revistawho.com









