Miqësia e dy biondeve simpatike, Xhemit dhe Orindës u kthye në kryefjalën e mediave rozë disa muaj më parë, kur vajzat vendosën të ndajnë edhe pushimet e verës bashkë.
Ndërsa sot në ditëlindjen e Xhemit, Orinda ka zgjedhur që më një video ku ka përmbledhur të gjitha udhëtimet, drekat e darkat bashkë ta urojë duke i shkruar këto fjalë: “Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot. Gëzuar ditëlindjen dashuri”.
Vajzat kanë ruajtur një sërë kujtimesh bashkë e me siguri viti i ri do t’i rezervojë momente të tjera më të bukura, të cilat do të zgjedhin t’i ndajnë shumë prej tyre sërish bashkë./revistawho.com









