Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Po the modele, i ke thënë të gjitha – Nga Flavio Qarri

12/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Po the modele, i ke thënë të gjitha – Nga Flavio Qarri

Që të flini të qeta sonte vajza. Emina Çunmulaj është modele. Pjesa tjetër janë të njohura, të famshme, figurante, të bukura, prostituta, pseudomodele, fotomodele, miss-e e gjithçka tjetër, por jo MODELE. Fati i keq e do që vetëm në hapësirën shqipfolëse të ketë modele nga 155 cm të gjata. Fati i keq e do që nëse ke vajza me gjoks imponues me forma sexy dhe me mbi 3000 ndjekës në instagram, me siguri do gjesh portale apo media që i referohen si modele. Sigurisht që ka dhe përjashtime me emra sporadikë që realisht janë profesioniste të fushës së modës, por edhe ato vajza e kanë të vështirë të kenë një karrierë. Për një arsye të thjeshtë. Ne, si fillim nuk kemi industri mode. Tek tuk ndonjë shtëpi mode dhe ca kasolle mode. Një industri tjetër që çalon shumë është ajo e reklamave dhe nuk krijon kërkesë për vajza me standarte profesionale bukurie apo ecje a qëndrimi. Tani ma shpjegoni pak si mund të kemi 10000 modele për 6 sfilata në vit? Një event që do duhej të shfaqte gjithë skuderinë tonë të modeleve peofesioniste do duhej të ishte “Java e Modës”, por duke qënë shtet banal kemi 3 javë të ndryshme mode të organizuara nga 3 grupe të ndryshme “rrobaqepësish” dhe po ato 10 goca që mund të pretendojnë të quhen profesioniste. Pastaj vjen dhe një kategori që unë e kam shumë përzemër për t’i gjykuar. Janë ato të pamoralshmet që kërkojnë të dashur me para apo akoma më keq ato që janë në kërkim të klientëve. Dhe për këtë janë në mënyrë të pakufijshme gati për çdo gjë. Dhe vijmë këtu te thelbi i problemit që prekem në fillim. Gadishmëria po aq idiote e mediave për të mos pasur filtra ndaj këtyre personazheve. Modeli i keq që i ofrohet shoqërisë dhe akoma më e frikshme, shembulli skandaloz që i jepet vajzave të vogla. Ndaj, nëse vërtë doni të jeni modele, studioni për modele, mos u spërdridhni si zuska se në vend të ofertave për sfilata vijnë ofertat për netë të nxehta, të dyja kundrejt pagesës. Por te njëra do lodheni nga takat, te tjetra do lodheni nga përdhunimi.





Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Flavio Qarrimodele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Armando Sadikun e kërkon një skuadër e madhe gjermane, ja kush është

Armando Sadikun e kërkon një skuadër e madhe gjermane, ja kush është








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera