Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Po thonë se filmi i ri i Tom Cruise është më i shtrenjti në botë… por e vërteta është pak më ndryshe!

28/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Po thonë se filmi i ri i Tom Cruise është më i shtrenjti në botë… por e vërteta është pak më ndryshe!

Që në momentin që doli në kinema më 23 maj, filmi i ri i Tom Cruise, Mission: Impossible – The Final Reckoning, u përfol si “filmi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave”. Me një buxhet që arriti në rreth 400 milionë dollarë, produksioni është padyshim një nga më të kushtueshmit në histori. Shpenzimet u rritën nga një sërë faktorësh: pandemia COVID-19, xhirimet e përsëritura dhe grevat e SAG-AFTRA e WGA që ndalën për muaj të tërë Hollywood-in.





Por… a është me të vërtetë ky filmi më i shtrenjtë i 10 viteve të fundit? Jo!

Sipas The Hollywood Reporter, dy filma të tjerë madhështorë e kanë tejkaluar Cruise edhe përpara se pandemia të rrënonte industrinë. Në vitin 2018, Jurassic World: Fallen Kingdom kishte një buxhet gjigand prej 432 milionë dollarësh. Ndërsa rekordin absolut e mban Star Wars: The Force Awakens (2015), me një kosto të raportuar prej 447 milionë dollarësh – dhe disa burime e çojnë shifrën edhe më lart, deri në 533 milionë dollarë.


Sigurisht, këto investime marramendëse nuk ishin kot. Jurassic World: Fallen Kingdom arkëtoi mbi 1.3 miliardë dollarë globalisht, ndërsa The Force Awakens thyen çdo rekord me mbi 2 miliardë dollarë fitime në mbarë botën.

E ndërkohë, filmi i ri i Cruise është ende në garë për të justifikuar shpenzimet e tij marramendëse. Deri tani ka arritur në 363 milionë dollarë arkëtime globale, por mbetet për t’u parë nëse do të kapë shifrat astronomike të rivalëve të tij.

Pra, edhe pse The Final Reckoning është spektakolar dhe i shtrenjtë, historia e kinemasë tregon se gjithmonë ka dikush që ka shpenzuar më shumë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Next Post
Vajza që u përfol si e dashura e Ledrit sapo bëri një postim dhe fansat janë të bindur se i dedikohet atij

Vajza që u përfol si e dashura e Ledrit sapo bëri një postim dhe fansat janë të bindur se i dedikohet atij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera