Samanta Karavella ka gati projektin e ri muzikor. Këngëtaren e hitit “Na e dina” këtë herë do ta shihni ndryshe nga ajo vajza lozonjare që patë verën që lamë pas. revistawho.com ka zbuluar se kënga i përket rrymës reggae, do të jetë solo dhe se këto ditë priten edhe xhirimet e klipit të saj. Edhe këtë herë tekstin e ka shkruar vetë Samanta.








