Teksa mediat italiane shkruanin se ylli kroat i modës Nina Moric, mbretëreshë e rrjeteve sociale në Itali, po zgjidhte me partnerin e saj Luigi Favoloso vendin për ceremoninë, ajo i lë të gjithë me gojë hapur. “S’ka dasmë”, ka thënë ajo në studion e Barbara D’Ursos. “Është e gjitha një sajesë e madhe. S’ka dasmë. Madje unë jam alergjike ndaj martesës. Kjo pyetje për mua është kërcënim. Përtej shakave, megjithëse është gjë e bukur, unë e kam provuar dhe nuk funksionon”, është shprehur Moric.