Pak ditë më parë, Brooklyn Beckham tregoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të martohej pasi i kishte propozuar të dashurës së zemrës së tij, Nicola Peltz.
Reagimet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë vëmendjen e ka marrë ky i fundit nga ish-e dashura e Brooklyn, Lexy Panterra. Ajo është shprehur se Beckham është shumë i papjekur për t’u martuar dhe se ky lajm e ka shokuar.
Lexy ka shtuar se është ndjerë mjaft konfuze nga ky lajm. Pas kësaj deklarate nuk dihet se çfarë mendon vetë i riu Beckham dhe fansat janë shumë kureshtarë për reagimin e tij./revistawho.com








