Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Pokèmon Go dhe shqiptarët” – Nga Olti Curri

31/07/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
“Pokèmon Go dhe shqiptarët” – Nga Olti Curri

Në fundjavë isha në Jalë dhe pas darke në restorantin e “Folie Marine” shikoja djem e vajza adoleshentë, që rrëshkisnin nga tavolina e prindërve. Mendova se strukeshin duke përkëdhelur dashuritë verore buzë ndonjë shkëmbi pranë detit, por mesa duket e kam parë shumë shpesh filmin kult “Sapore di mare” që tregonte realitetin italian. Në fakt adoleshentët tanë ecnin kuturu me smartphone në dorë duke i drejtuar lart e poshtë si në fillimvitet ’90-të, kur celularët sa një çantë shkolle nuk kapnin mirë valët.





Ekstravaganca japoneze dukej se ishte strukur nga mësymja e amerikanëve me shpikjet e Steve Jobs-it, por nuk vonoi dhe “Nintendo” u përshtat me smartphone-t dhe solli “Pokemon Go”. Çmenduria e re që po i pushton shqiptarët si gripi fillimvjeshtës, por që nuk zgjat një javë e as largohet me paracetamol.

Mjafton një telefon i gjeneratës së re, shkarkimi aplikimit dhe loja fillon. Të gjithë duke jetuar me panikun se po vjen lajmërimi elektronik se aty afër ka ndonjë “Pokemon”, ethet dhe serioziteti i kërkimeve i ngjan filmave amerikanë me kerkuesit e arit në vitet 1900, por nëse atëherë synohej pasuria, adoleshentët tanë kanë vetëm një qëllim, të vrasin kohën.


Nëse me sferën e krijuar adapt për të kapur “Pokemonët”, arrin t’i skllavërosh, ti bëhesh pronari i tyre. Kjo lojë sa japoneze duket edhe shqiptare, tamam si drejtorë, ministra, apo pronarë që bëhen zotër me një firmë kryeministri, pa derdhur asnjë pikë djerse dhe kujtojnë se ata vetë janë skllavopronarë dhe vartësit-skllevër. Madje “Pokemon” mund të futet si lëndë edhe në shkencat politike, për të trajnuar politikanët e rinj, si të ndjehen zot të postit njëlloj dhe të stafit.

Nuk jemi të parët në përhapjen e kësaj loje që po dërgon botën tek psikoanalisti, por të paktën fqinjëve tanë ua kemi kaluar, madje edhe të dhënat e lojës në “Google” janë në shqip, por mungojnë në italisht, greqisht apo serbisht. Do thoni ata kanë punë më të rëndësishme, dakord, por edhe shqiptarët nuk e kanë të lehtë të ndërrojne zakonet e tyre dhe të ngrihen nga kafja e muhabeti dhe të ecin dhjetëra metra për një copë “Pokemon”.

Në fakt luan brezi i ri dhe më pak brezi i rritur pikërisht se ai japonezi shpikës duhet të programojë në territorin shqiptar që “Pokemonët” të zgjohen vonë, të pinë kafe, të merren me llafe dhe të bien nga qielli, ashtu si ëndrra e çdo shqiptari të mesëm që fatin e pret nga lart dhe kurrë anash.

Në Angli trajneri nevrik Jose Mourinho, u tërbua kur mësoi se lojtarët e skuadres së tij “Manchester United”, kishin lënë mendjen pas kësaj loje dhe ua ndaloi rreptësisht atyre, ndërsa në një bar francez, pronari për të ndjellur klientët kishte varur tabelën “Këtu kapen Pokemon Go”, duke u mbyllur kjo valë promocioni në Hollandë, ku një menaxher restoranti reklamonte se kush kishte kapur katër “Pokemon Go”, hante falas.

Ende në Shqipëri nuk ka nisur ndonjë valë marketingu që i drejtohet lojtarëve të “Pokemon Go”, por dyshoj se loja duke qenë me të lëvizur nuk do ketë shumë bujë, njëlloj si ‘twitter’. Po të jetë puna me lëvizje dhe me artikulim fjale, shqiptarët nuk përzihen shumë, janë më fort për zbavitje online, pa lodhje dhe pa shumë fjalë.

Tags: Olti Curripokemon go
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Zbuloni si u njohën çiftet më të famshme në botë

Zbuloni si u njohën çiftet më të famshme në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera