Shpesh herë kemi dëgjuar shprehjen “kjo është policia që duam”, por në shumë raste kjo shprehje nuk para gjen vend në jetën reale. Një rast konkret është edhe ky i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dy efektivë policie të veshur me uniformë, janë filmuar nga qytetarët duke vjedhur kumbulla. Ajo që të bën përshtypje është se ata janë duke e kryer këtë akt brenda oborrit të një institucioni shtetëror, përkatësisht brenda Institutit të Fizikës Bërthamore që ndodhet në rrugën që të çon tek Teleferiku në Dajt. Siç thotë me shaka edhe dërguesi i videos, ndoshta eprorët e tyre i kanë lënë pa ngrënë./jetaoshqejf