Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur këtë pasdite këngëtarit Erik Lloshi. Policia i ka bllokuar atij makinën dhe e ka gjobitur edhe me 3 mijë lekë të rinj. Eriku është kthyer në mjetin e tij dhe ka gjetur aty gjobën bashkë me pajisjen bllokuese. Në fakt siç shihet kjo ka ardhur për faj të këngëtarit pasi ai e ka parkuar automjetin mbi trotuar. Ndoshta duke qenë i vetëdijshëm për këtë, Eriku nuk duket aspak i mërzitur, përkundrazi buzëqesh dhe pozon për kolegun e tij Mateus Frroku i cili shkruan: Erik Lloshi do fitojë sot çmimin e parë në “Kënga Magjike” sepse sapo prishi syrin e keq. Kujtojmë që të dy djemtë këndojnë sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve, pasi janë shpallur finalistë të festivalit.