Policia ka konfiskuar vilën e Lil Wayne që ndodhet në Miami Beach, për shkak të një borxhi prej 2 milionë dollarësh që reperi i detyrohet një kompanie aeroplanësh.
Por përveç shumës prej 2 milionë dollarësh që reperi 33-vjeçar i detyrohet kompanisë, ai duhet të paguajë edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh gjoba.
Wayne, besohet të ketë pasur në shtëpi një koleksion pikturash me një vlerë prej 30 milionë dollarësh, një pjesë e të cilave është marrë nga policia.