Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

POLITIKЁ DHE SHOWBIZ, DY NЁ NJЁ

09/02/2015
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A

Nga Olti Curri





Dukej se kur lindi shtypi rozё (menjёherё pasi nё treg u rralluan gazetat qё botonin horoskopin dhe histori erotike), pra rreth hyrjes sё vitit 2000, nuk do tё kishte lidhje ose do tё ndahej nga njё vijё e qartё me lajmin serioz qё vinte nga politika. Ndarje qё nuk do ta bёnte vetёm faqosja, ku lajmet rozё nga spektakli apo njerёzit e tij do tё ngjesheshin nё faqet e fundit tё gazetave, por edhe personazhet e kёsaj bote do tё ishin shumё tё rrallё nё orёt e gjata e shpesh tё mёrzitshme tё emisioneve talk show. Madje, edhe ata qё bёnin gazetari rozё, do tё shiheshin me njё sy gati keqardhёs nga kolegёt qё konsumonin tri vakte, nё tё ftohtё, vapё dhe shi, nё selitё e partive politike respektive qё mbulonin (kёtu lё jashtё gazetarёt qё vaktet i shoqёronin me verё tё shtrenjtё tё paguar nё restorante tё ngrohta nga politika jashtё selive). Por, fqinjё tё grekёve dhe tё dashuruar me italianёt, nuk vonoi qё edhe kёtu gjёrat tё molepsen, dhe tani duket se i kanё zёnё vendin njёra-tjetrёs. Shtimi i gazetave, revistave, orёve televizive, rritja e pushtetit ekonomik dhe popullaritetit tё personazheve tё spektaklit apo showbiz-it, bёri qё peshorja tё lёkundet, vёmendja tё shpёrqendrohet nga politika, zgjedhjet e lufta nё parlament dhe tё shkojё drejt zbavitjes, lajmeve tё lehta dhe ndonjёherё tё harrueshme aty pёr aty. Aq u lёkund peshorja, sa vitet e fundit mund ta quajmё thjesht kandar dhe, ajo qё nё fakt duhet tё ndodhё nё mediat rozё, ndodh nё politikё, ndёrsa ajo qё duhet tё ndodhё nё politikё, ndodh nё mediat rozё. Njё seancё parlamentare nuk dallohet mё pёr nga tensioni nga prapaskena e njё festivali kёnge, njё debat televiziv mes atyre qё u kemi besuar votat nuk ka asgjё ndryshe nga situata e ndezur nё atelienё e njё stilisti ku dy kёngёtare konkurrente takohen gjatё provave tё veshjes. Publiku dhe lexuesi shqiptar, gjithmonё e mё shumё po mёson pёr jetёn personale tё politikanёve, jo nga shtypi rozё, por nga sherret nё parlament, ku pёrmenden fёmijё, partnerё, motra e vёllezёr, gra, burra e dashnore. Ndёrkaq, nё faqet apo programet televizive ku protagonistё janё personazhe tё showbiz-it, situata duket si ajo e selive tё partive kryesore nё vend. Pёr pak mungon qё, kёta protagonistё tё spektaklit shqiptar tё dalin nё konferenca pёr shtyp pak herё nё vit dhe, mundёsisht, nё emёr tё tyre tё flasin zёdhёnёsit. Edhe kur janё tё ftuar nё intervista tё shkruara apo nё ekran, tani personazhet nё fjalё, kёrkojnё pyetjet, nuk duan gjёra surprizё, nuk duan t’i dalё asgjё nga privatja, madje edhe mbi punёn e tyre duan vetёm lёvdata. Nuk e di sa i mirё, i natyrshёm apo i duhur ёshtё ky ndёrrim pozicionesh, por teksa sheh qё flitet nё Parlament pёr nivelin artistik tё performancave tё Çiljetёs dhe nё mediat rozё pёr koston e dasmёs sё ministrit Erion Veliaj, mendoj se diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Pёr kёto dyshime qё ngre, mjaft tё shohёsh debatet qё ngrihen nё jetёn e pёrditshme nё opinionin publik, nё tavolina apo mes komenteve nё rrjete sociale. Problemi ndalet deri te makina, shtёpia, ora, çantat ‘Hermes’, pa u lodhur aspak nё thellimin e detyrёs parёsore tё politikёs: shёrbimin ndaj atyre qё u besuan votёn. Duket sikur shoqёria shqiptare ka gjetur njё terapi tё vetёn, pёr ta marrё lehtё ose mё saktё pёr ta marrё rozё, ngjyrёn gri qё prezanton e pёrditshmja. Por kёtё ngjyrё rozё, nuk duhet ta kёrkojё nё politikё, por diku gjetkё! Ndёrsa showbiz-i duhet tё zbavisё dhe argёtojё, politika le tё bёjё punёn qё i takon, pa qenё nevoja tё japё spektakёl! Le t’i japim spektaklit çfarё ёshtё e spektaklit dhe politikёs, çfarё ёshtё e politikёs! Vёrtet Italia mbetet ‘Bel’ paese’ dhe nuk ka asgjё tё keqe qё, pёrveç spektaklit, edhe politika t’i kthejё sytё pёr tё ndjekur stilin e jetёs sё homologёve atje (vendi qё solli shembullin e deputeteve me ‘LeBoutin’ 15 cm dhe kryeministrit me botoks), por tё paktёn uroj tё kemi sa mё pak acid ialuronik nё politikё, sa mё pak deputete modele dhe deputetё showman. Ja ku pёrmendim Angela Merkel-in, qё bёn politikё dhe nuk bёn Victoria Beckham, dhe ja ku do tё mё jepni tё drejtё. Nё fakt, Gjermania nuk mё duket se i ka punёt mё keq se ne. Pёrndryshe, duhet qё nё politikё tё presim tё shohim gjithmonё e mё shumё figura qё nuk u ngjajnё politikanёve klasikё, por njerёzve tё spektaklit, ose tё presim gjithmonё e mё shumё tё famshёm qё duan tё merren me politikё, pra me njё gur tё vriten dy zogj… Meqё jemi te zogu, ndoshta Tuna nё parlament.


Tags: Olti CurriPolitikaShowbiz
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Egreis Gjergjani ose zonja “Louboutin”

Egreis Gjergjani ose zonja “Louboutin”

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera