Pornografia sjell një shpërthim të papërshkrueshëm të dopaminës, neurotransmetuesi kryesor i kënaqësisë, por ky “shpërthim” krijon një cikël të dëmshëm. Fillimisht, shpërblimi i dopaminës na jep një ndjenjë momentale kënaqësie. Megjithatë, përdorimi i vazhdueshëm sjell desensibilizim: truri kërkon stimuj edhe më të fortë për të arritur të njëjtën ndjesi. Ky proces rezulton në mungesë motivimi për aktivitetet reale dhe sfida në përballimin e detyrave të përditshme.
Për meshkujt kjo është sidomos e rrezikshme pasi testosteroni është hormoni i tyre kreysor kur vjen puna tek motivimi për punë dhe sukses.
Por edhe për femrat përdoruese efektet nuk janë më të vogla. Në të dyja rastet përdorimi i pornografisë mund të rezultojë në:
– Mungesë energjie: Në vend që të përballojnë sfida reale, truri u përqendrohet në kërkimin e kënaqësisë së përkohshme.
– Izolim social: Kur aktivitetet e përditshme humbasin ndjesinë e kënaqësisë, marrëdhëniet reale dëmtohen.
– Rrezik i varësisë: Rritja e kërkesës për përmbajtje më ekstreme për të arritur të njëjtën ndjesi bëhet një cikël varësie.
Në thelb, truri, duke u adaptuar ndaj stimujve artificiale, humbet aftësinë për të gjetur kënaqësi në realitet. Për ta rikthyer balancën, është e domosdoshme të kufizohen këto stimuj dhe të kërkohet ndihmë për rikthimin e motivimit dhe bashkëjetesës së shëndetshme sociale.
Ajo që fillon si një shfaqje e vogël kënaqësie mund të shndërrohet në një pengesë të madhe që pengon jetën reale.