Një maturante nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas kërkimeve të shumta, më në fund gjeti fustanin e ëndrrave në një adresë në internet. Fustani i ëndërruar i cili do të vishej për eventin më të rëndësishëm të adoleshentes kushtonte 149.00 dollar. Por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhej. Në adresën e vajzës erdhi një fustan qesharak i cili nuk i përngjante aspak fustanit të porositur. Ja ku u shënua edhe një tjetër viktimë e blerjeve online.