Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” vlerësohet me tri çmime të tjera ndërkombëtare!

18/09/2022
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” vlerësohet me tri çmime të tjera ndërkombëtare!

 





Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Ajazi, nga Tirana e viteve ’80-të, nga kohët kur regjimi i egër dikatorial i shndërronte dashuritë e pastra në të ndaluara, në makth e fatalitet,  një “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri, pas së cilës u marros krejt pafajësisht një djalë, një artisti i ri shqiptar,  po vazhdon të tërheqë jo vetëm vëmendje por edhe çmime në festivalet ndërkombëtare, ku po prezantohet denjësisht vit pas viti. Pas vlerësimit si “Filmi më i Mirë me Metrazh të Gjatë” në edicionin e 21-të të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani, filmi sapo ka rrëmbyer në “Cilento International Film Festival”, duke garuar mes 1432 filmash konkurues (220 prej të cilëve të huaj), tri çmime njëherazi:

– Çmimin ndërkombëtar si “Filmi më i mire” në të gjithë komponentët.


– Çmimin “Fotografia më e mirë”, Nino Çeleste, Drejtor Fotografie.

– Çmimin “Aktoria jo protagoniste më e mirë”, Marta Gastini,

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, është një bashkëprodhim shqiptaro-italian, me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës, bazuar në historinë e vërtetë e në dokumentet reale të nxjerra nga puna kërkimore gati 3-vjeçare e regjisorit Ajazi në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe jo vetëm. Historia që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Italinë, dy gjuhë e dy kultura, vjen padiskutim nga në film nga një kast aktorësh shqiptarë e italianë, duke nisur nga i madhi Remo Girone e duke vijuar me Marta Gastini, Beatrice Aiello, Anton Kodrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radojan, Alfred Trebickën, Rajmonda Bulkun, Valdrin Hasani etj. Filmi pritet të shfaqet në disa qendra të filmit në Evropë, si Frankfurt, Madrid e së shpejti edhe në Prifest.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Next Post
Enrique Iglesias puthi në buzë një fanse dhe momentin e publikoi vetë!

Enrique Iglesias puthi në buzë një fanse dhe momentin e publikoi vetë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera