- Duket se ditët e fundit, skandalet po e ndjekin Georgina Rodriguez, duke mos kursyer kritikat e ashpra për sjelljen e saj ndaj miqve të saj.
Partnerja e Cristiano Ronaldos është cilësuar si egoiste dhe i mungon modestia në mënyrën si sillet me të tjerët.
Nuk janë anashkaluar poshtërimet të cilave ajo i nënshtron miqtë e saj. Kjo është një lloj lloj loje mes influencuesit dhe të ashtuquajturve “të dashur” siç i quan ajo.
E para nga këto është kur ajo i kërkon njërës prej tyre t’i veshë një pale çizme. Dhe ajo që është më e habitshme, shoqja e saj pranon ta bëjë këtë pa hezitim: “Isha shtatzënë dhe nuk mund të përkulesha”, justifikohet ajo më pas.
Por jo vetëm kaq. Georgina tregon para vajzave çantën e re “Hermes” duke u thënë mos ta preknin me duar.
Sipas informacioneve, këto situata nuk i pëlqejnë aspak Cristiano Ronaldos, gjë që po shkakton lajme për krizë mes tyre.








