Një pjesë të mirë të personazheve në foto ne i kemi hasur edhe herë të tjera, ndaj i njohim. Por kështu bashkë, brenda në një ashensor teksa i buzëqeshin kameras së celularit, është hera e parë. Këtë pozë të pazakonte e ka realizuar zëdhënësja e ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Erla Mëhilli. Aty shohim edhe djalin e tij Shkëlzen Berisha me partneren, të bukurën Armina Mevlani. Në fakt kjo është një pozë e rrallë edhe sa i takon edhe afrimit të Arminës me anëtarë të “Partisë Demokratike”. Sigurisht që falë të fejuarit të saj, ajo duhet të ketë shumë miq të djathtë, por pavarëisht të gjithave, gjithnjë ka zgjedhur që vetë t’i qëndrojë larg politikës.