Shakira dëshiron ta largohet nga Barcelona dhe të jetojë me kohë të plotë në Miami e për këtë prej disa ditësh po lufton me Pique, pasi ai nuk dëshiron që fëmijët e tyre të rriten larg gjyshërve. Por pse dëshiron Shakira me kaq ngulm të largohet nga Barcelona? Sipas burimeve të {age Six, këngëtarja mendon se duke u shpërngulur do lë pas problemet personale që po e ndjekin dita ditës. Shakira është në mes të një divorci dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve, me Pique dhe gjithashtu po përballet me deri në tetë vjet burg pasi autoritetet spanjolle e akuzuan atë për mashtrim tatimor. Barcelona po rezulton të jetë një vend me kujtime të këqija për Shakirën. Në Miami ajo ka familjen dhe miqtë e ngushtë për t’i ofruar mbështetje. Gjithashtu këngëtarja ka një rezidencë shumë private ku do të vazhdonte jetën në privatësi, larg thashethemeve dhe paparacëve që e ndjekin çdo ditë.








