Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë një prej çifteve më të pëlqyera të hollivudit. Dyshja i kanë thënë sërish “Po” njëri-tjetrit në 10-vjetorin e martesës.
“Të jesh e martuar me ty është aventura e jetës!”, shkroi Biel në urimin e saj për bashkëshortin.
Krahas fotove, ajo ka ndarë dhe një moment nga ceremonia kur i thanë sërish “po” njëri-tjetrit. Biel zbuloi se ceremonia u zhvillua në Itali, aty ku gjithçka filloi në vitin 2012. Mes të tjerash, Jessica theksoi se për look-un e saj ishte kujdesur Giambattista Valli, shtëpia e modës që krijoi fustanin e saj të nusërisë. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, 7 dhe 2 vjeç.








