Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë tashmë vendet e Mesdheut e për rrjedhojë edhe Shqipërinë. Por në ditën e fundit të javës do të kemi ndryshim moti pasi priten reshje shiu.
Sot në tërë territorin do të jetë mot i kthjellët e me diell.
Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 7 deri në 16 °C.
E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 6 deri në 13 °C./revistawho.com







