Pas fitores së Barcelonës me PSG dhe kualifikimit historik në çerekfinale, të tjera detaje shumë interesante dalin në media. L’Équipe e Francës zbulon sot se dy futbollistët e PSGsë Blaise Matuidi dhe Marco Verratti janë harbuar me këngëtaren e njohur Rihana në një lokal nate një natë para ndeshjes, transmeton Panorama. Sipas kësaj gazete Puma organizoi një party të hënën në mbrëmje, 24 orë para ndeshjes dhe aty ishin të ftuar edhe dy futbollistët e PSGsë si dhe Rihana. Sipas dëshmitarëve, dy lojtarët u larguan nga lokali pas mesnate.