1 vit më parë, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit baba. Ai u bekua me një vajzë dhe që prej asaj dite jeta për të ka ndryshuar totalisht. E vogla Rajna është princesha e shtëpisë dhe sigurisht që është personi më i rëndësishëm në jetën e Sokolit. Ditën e sotme që Rajna feston 1-vjetorin e lindjes, sulmuesi i kombëtares ka publikuar një fotografi të qartë të portretit të saj.
Krahas fotos së ëmbël nuk ka munguar dhe një urim i mbushur me dashuri nga ana e Sokolit. “Princesha e babit një vjeçe! I lutem Zotit të jap shëndet dhe mirësi për të ecur drejt botës të së drejtës!”, – ka shkruar Cikalleshi. Dhe ne i urojmë të voglës shumë vite të lumtura pranë prindërve! /revistawho.com