Pas disa muajsh xhirimesh, më në fund ka ardhur momenti që të shfaqet filmi “007”.
Mbrëmë është dhënë premiera e filmit të shumëpritur, event i të citit ka rrëmbyer vëmëndjen në mbarë botën.
Daniel Craig, aktori që ka marrë rolin e spiunit më të dashur në botë James Bond, dukej shumë elegant në premierën e “Spectre” në Londër.
Daniel ka qënë i shoqëruar në tapetin e kuq nga dy aktoret protagoniste në këtë film, Lea Seydoux dhe Monica Belluci. Në këtë premierë mes personazheve të famshëm kanë qënë të pranishëm edhe Duka së bashku me Dukeshën e Kembrixh.
Teksa ka kaluar në tapetin e kuq, Daniel i cili është shprehur se nuk i pëlqen aspak “selfie”, është parë të pozojë për fansat e tij duke iu dhënë njëkohësisht edhe autografe.
Lea Seydoux kishte zgjedhur të vishte për këtë mbrëmje një fustan të gjatë të firmës “Prada” ndërsa aktorja tjetër protagoniste në filmin “Spectre”, Monica Belluci, kishte veshur një fustan jeshil të gjatë që i përkiste firmës “Ralph & Russo”.