17 janari shënoi ditën e madhe të premierës së filmit të regjisorit Eduart Grishaj “Pasaporta”. Të ftuarit, por edhe ata që mezi prisnin të premten për t’u ulur në sallën e kinemasë, patën mundësinë të shohin filmin për të cilin kohët e fundit, flisnin të gjithë. Kast i njohur aktorësh, pjesëmarrja e Arbana Osmanit, kolona zanore e filmit nga Ylli Limani dhe po, të gjitha sallat e kinemasë ishin plot. Kjo ka bërë që Arbana dhe Eduarti ta shohin premierën ulur në shkallë. Filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë e vendit çdo ditë, teksa do të nisë turin edhe në Kosovë, Evropë e SHBA. Nuk e di çfarë po pret, por një biletë për të parë Pasaportën, duhet ta blesh patjetër.