Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Premtimi për gruan përballë Arbana Osmanit: Të betohem që nuk do të luaj më bixhoz

10/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Premtimi për gruan përballë Arbana Osmanit: Të betohem që nuk do të luaj më bixhoz

Një nga historitë më të forta këtë të shtunë në programin e Arbana Osmanit, ishte ajo e Vangjelit, i cili zgjodhi studion e “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje bashkëshortes dhe për t’i premtuar se nuk do të luajë më kurrë bixhoz.





Varësia e tij ndaj lojërave të fatit nis që prej kohës së adoleshencës, kur edhe pse vetëm një 14-vjeçar, Vangjeli kishte nisur të vinte në lojë paratë e biznesit të familjes.

Në program u rrëfye edhe historia e tij e dashurisë me Eriseldën, me të cilën është martuar dhe ka një djalë. Vangjeli tregoi se ai disa herë ka vënë në rrezik edhe të ardhurat e familjes duke luajtur bixhoz. Për këtë arsye, i penduar për çfarë kishte bërë, ai kishte ftuar gruan e tij në program të cilës i premtoi se nuk do të futet më kurrë në një pikë të lojërave të fatit.


I ftuar surprizë që të mbështeste Vangjelin në këtë premtim ishte këngëtari i dashur për publikun, Redon Makashi. Ai performoi këngën e tij “Më lër të fle”, që është një prej këngëve më të dashura të çiftit.

Në fjalën e tij, kantautori i mirënjohur i tha Eriseldës: “Derisa Vangjeli ka marrë guximin që të vijë deri këtu dhe të të premtojë që do e lërë bixhozin, besoje! Nëse dikur për herë të parë të ka thënë që të do, dije se kësaj here dashuria që ka për ty tani dhe ky premtim që të bëri është shumë herë më i fortë”.

Në momentin që po lexohej letra, programi “Dua të të bëj të lumtur” i bëri disa dhurata Eriseldës, të cilat Vangjeli nuk kish mundur t’ia jepte gjithë këto vite.

Tags: bixhozdua te te bej te lumtureriseldVangjel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
“Mami im ka 13 vite pa takuar familjen”, vogëlushi tenton ribashkimin e të ëmës me gjyshërit dhe tezet

"Mami im ka 13 vite pa takuar familjen", vogëlushi tenton ribashkimin e të ëmës me gjyshërit dhe tezet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera