• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Presidenti Ilir Meta dekoron babanë e Toros së BB4: “Shpirti i pamposhtur, në mbrojtje të idealeve për liri”

Një ngjarje emocionuese për ish-banorin dinamik të “Big Brother 4”, Toros Shahanian, ka qenë ai që Presidenti Ilir Meta i ka bërë babait të tij pas vdekjes.
“Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian”, thuhet në motivacionin që ka dhënë kreu i shtetit.

“Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës.
Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë, për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë”, vijon më tej njoftimi i lëshuar nga Presidenca.
Gjurmët e përjetimit të babait të tij, Toros i ka shprehur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother 4” dhe në daljet e tij publike. Ai mbahet mend si një nga banorët energjik, me shpirt të lirë e luftarak, por edhe si një nga njerëzit që qëndroi më gjatë në shtypin rozë të kohës me lajme sensacionale./revistawho.com