Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Presion në FB: “Do nxjerr fotot, po s’u lidhe me mua”. Shijaksi përndjek vajzën nga Bathorja

04/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Presion në FB: “Do nxjerr fotot, po s’u lidhe me mua”. Shijaksi përndjek vajzën nga Bathorja

Një djalë nga Shijaku është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar për përndjekje nga një 25-vjeçare që banon në Bathore të Kamzës. Vajza ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.5 vetëm dy ditë më parë, edhe pse pretendon se ka pothuajse dy vite rresht që shqetësohet në rrjete sociale dhe në celular nga një person, që, sipas saj, nuk e ka takuar asnjëherë. Madje i dyshuari i ka zbuluar edhe fjalëkalimin e profilit të saj në “Facebook”, nga ku ka marrë disa foto të saj personale, që ajo ua kishte nisur disa shoqeve dhe nëpërmjet tyre i bën presion për të pasur një lidhje intime me të. Burime nga Policia e Tiranës menjëherë pas kallëzimit të shtetases Rozeta M., kanë thënë se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Gerald H., 28 vjeç, banues në Shijak, shkruan Panorama. Ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Në deklarimet që ka dhënë para oficerëve të Policisë, 25-vjeçarja është shprehur se nuk e ka takuar asnjëherë personin në fjalë, por ka nisur të komunikojë me të para rreth dy vitesh. Ajo është shprehur se gjithçka ka nisur me një kërkesë miqësie që i ka ardhur nga ai, të cilën vajza e ka pranuar. Më pas i dyshuari ka filluar t’i shkruajë mesazhe në çdo orë të ditës, fillimisht me komplimente për disa javë, derisa i ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas që të takoheshin për të pirë kafe. Por kur vajza e ka refuzuar, ai ka nisur ta fyejë, gjë që e ka detyruar 25-vjeçaren ta fshijë nga profili i saj i “Facebook”-ut. Duket se këtë veprim nuk e ka pritur mirë 28- vjeçari nga Shijaku, i cili ka këmbëngulur që të hyjë sërish në kontakt me të, duke përdorur adresa fiktive me emra të ndryshëm vajzash dhe djemsh. Por në të gjitha rastet ka përfunduar duke u fshirë sërish nga 25-vjeçarja, e cila edhe ka bllokuar disa profile të tij. Në denoncimin e saj, e dëmtuara shprehet se situata është ndërlikuar kur ka më- suar se i dyshuari i kishte zbuluar fjalëkalimin e saj të “Facebook”-ut, nga ku kishte arritur të marrë disa fotografi personale që ajo u kishte dërguar mikeshave të saj, madje edhe numrin e saj të telefonit. Përndjekja më pas ka vazhduar nëpërmjet aplikacioneve “WhatsApp” dhe “Viber”, duke u kthyer në një shqetësim serioz për 25-vjeçaren, e cila e ka ndarë këtë problem me nënën e saj. Dy ditë më parë, e ëma e ka bindur që t’i drejtohet për ndihmë Policisë, pasi Gerald H., po i bënte edhe presion me publikim fotosh dhe hapje të adresave false me fotografitë e saj. Pas këtyre “kërcënimeve”, shtetasja Rozeta M., bashkë me të ëmën kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr.5 të Policisë së Tiranës.






Tags: fbperndjekja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
10 filma më sexy se “Fifty Shades of Grey”

10 filma më sexy se "Fifty Shades of Grey"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera