Taylor Swift nuk e priti aspak mirë shakanë që bëri prezantuesi i Golden Globes Jo Koy gjatë ceremonisë. Koy bëri një shaka për vëmendjen e madhe që po i japin të gjithë lidhjes së re të Taylor Swift me futbollistin amerikan Travis Kelce.
“Diferenca e vetme mes Golden Globes dhe NFL (futbolli amerikan) është se në Golden Globes kamerat e filmojnë më pak Taylor Swift“, tha prezantuesi me humor dhe shtoi: “Ju betohem ka më shumë për t’u parë”.
Taylor nga reagimi që bëri la të kuptohej se nuk i pëlqeu fare shakaja. Këngëtarja as nuk buzëqeshi dhe ktheu një gllënkë nga gota e saj për të kaluar situatën.
View this post on Instagram








