Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Prezantuesja e pyet “live”, ja çfarë thotë Klea Huta për lidhjen me Elgit Dodën

19/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Prezantuesja e pyet “live”, ja çfarë thotë Klea Huta për lidhjen me Elgit Dodën

Pasi foli ai, është radha e saj. Çifti më i ri i showbiz-it ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Pas fotove paparaci që qarkulluan me shpjetësi në të gjitha mediat e portalet, Klea ishte e para që pyetjes nëse është apo jo në një lidhje me kantautorin e njohur i dha një përgjigje evazive “as po, as jo”, pas së cilës askush nuk pati më dyshime.





Ditëlindja e Kleas ishte rasti kur vëmendja u përqëndrua sërish tek ajo dhe varësja dhuratë me “Amla” – kënga që Elgiti krijoi për të edicionin e fundit të Këngës Magjike, pas së cilës do të niste një histori që nuk e dimë pse ata të dy akoma nuk duan ta thonë me zë të lartë e ta shijojnë pa e fshehur.


Pas Kleas, në “grackë” ra Elgiti. I ftuar në “Oktapod”, ai u shpreh se janë në fazë njohjeje, por specifikoi faktin se nuk do të thotë që janë në një lidhje nëse drekojnë bashkë. “Jo mo, jemi akoma në fazë njohjeje. Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohjeje”.

Pas tij, topi hidhet sërish nga fusha e Kleas, e cila ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë “Tek Unë”, me Arjola Shehun në InTv. Duke mos i bërë bisht pyetjes këtë herë, Klea tha se përgjigjen ajo e kishte lënë evazive, por portalet spekuluan: “Unë nuk jam përgjigjur as po, as jo. Portalet spekuluan, le të merren, meqenëse s’kanë punë tjetër….” – tha ajo.

Megjithatë, pranoi se me Elgitin njihen që në Akademi, kur ajo ishte në vit të parë të studimeve, por kontaktet ishin më të shpeshta pasi ai krijoi këngën “Amla” për Këngën Magjike – një prej krijimeve më të dashura të Kleas.

Por si e bëri Elgiti për vete, cilat janë cilësitë e tij? Edhe këtu Klea ndalon pak: “Ka shumë cilësi të mira, është shumë pozitiv, por ajo që do të veçoja është i drejtë…”

Nëse dikur Klea ka deklaruar se nuk e do të dashurin nga bota e showbiz-it, tashmë nuk e ka më problem: “Kam thënë, por tani kam ndryshuar mendje. E dua nga showbiz-i…”

Ok, tani e kuptuam. Klea e deklaroi vetë në “Zonë e lirë” që pushimet do t’i kalonte edhe me partnerin, pastaj tha “as po, as jo”, Elgiti tha “jemi në fazë njohjeje”, Klea sot tha “kam ndryshuar mendje, e dua të dashurin nga showbiz-i…” U sqaruam që janë bashkë…. apo jo?/Class

Tags: Klea Hutaklea huta elgit doda
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
I dolën fotot me ish-të dashurën, shpërthen Stresi: Ishte e përkryer, jeta vazhdon

I dolën fotot me ish-të dashurën, shpërthen Stresi: Ishte e përkryer, jeta vazhdon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera