Moderatorja e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’, Jonida Shehu është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo nuk e ka bërë të ditur akoma gjininë e fëmijës, por të shumtë kanë qenë komentuesit që lane të kuptohet se ajo është vajzë. “Dhurata e parë. Nuk më besohet akoma. Faleminderit dhuruese për emocionin”- shkruan Jonida, teksa duket qartë gëzimi i saj kur i janë dhuruar një palë këpucë bebesh.