Dikur spikere shumë e dashur e “Top Channel”, mjekja simpatike Erjona Shehu i është rikthyer këtë qershor ekranit. Ajo është drejtuesja e “ditës së bardhë” në programin e nisur rishtaz në Televizionin Publik Shqiptar, “Pasditja ime”. Erjona për disa vite qëndroi larg medias duke iu përkushtuar punës si dermatologe e suksesshme. E pikërisht njohuritë dhe eksperienca në këtë fushë, bëri që ajo të analizojë me shumë humor ata që janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë sidomos këto muaj: Protagonistët e fushatës elektorale. Sipas prezantueses, nëse secili do të bënte një vizitë do të zbulonte se vuante nga disa simptoma njëherësh. Ja cilat janë ato.
STATUSI I PLOTË I ERJONA SHEHUT:
PROBLEMET ESTETIKE TË PROTAGONISTËVE TË FUSHATËS ELEKTORALE:
- Rrathë të zinj poshtë syve nga orët pa gjumë
- Rrudha rreth gojës nga buzëqeshjet e sforcuara
- Theksim i rrudhave nazolabiale
- Rrudha poshtë syve nga buzëqeshjet e sforcuara me simpatizantët
- Dehidrim i lekurës nga qëndrimi në diell
- Njolla në lekurë nga qëndrimi nq diell pa krem me faktor mbrojtës
- Shtim i pikave tq zeza dhe akneve nga kequshqyerja
- Diarre të mundshme nga qëndrimi dhe ngrënia gju më gju me elektoratin
- Zhurma të forta në vesh nga muzika e lartë dhe brohoritjet elektorale
- Dermatit sebhorreik nga stresi
TRAJTIMI: Konsulta me dermatologun, infeksionistin, mjekun ORL, okulistin.
FITOFTE ME I MIRI!/ revistawho.com








